Vrasja në Kavajë/ E ndihmoi të arratisej, arrestohet miku i Rexhës (Emri+Foto)

Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes në Kavajë është arrestuar nga policia pasi e ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes. Kurti është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, ndërsa tashmë është vendosur arrestimi i tij për përkrahjen e autorit të vrasjes së Arian Gosës.

Ervis Kurti

Ervis Kurti akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit” dhe “ Moskallëzim krimi”.

Autori i vrasjes të ndodhur të dielën në Kavajë, Habib Rexha u vetëdorëzua pas bisedave të bëra me familjarët, të cilët i kërkuan policisë kohë për të realizuar dorëzimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *