Mbrëmjen e djeshme policia ka aarrestuar një punonjës të gardës së Republikës. Ai është Arsan Demaj, i cili punonte si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Vetting” dhe është arrestuar nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë.
Mësohet se Demaj ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar t’i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës. Ai ka kundërshtuar policinë dhe më pas është larguar me automjet.
Pas ndjekjes, është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, ai nuk ka pranuar të shoqërohet në polici. Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.