Policia greke ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me kapjen e të shumëkërkuarit shqiptar Laert Haxhiu.
Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin sëbashku me një shqiptar 22 vjec, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.
Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.
Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMX X6 i Juxhin Barjamit.
Mësohet gjithashtu se Juxhin Bajrami po ashtu ka qenë përfshirë ne një ngjarje kriminale në Greqi, ku mbeti i vrarë biznesmeni Marius Dhiamandi, ndërsa Bajrami u plagos.