Ndërtim pa leje dhe prerje ilegale pyjesh, procedohen 3 shtetas

Tre shtetas janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 51 -vjeçar dhe një 65-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë pasi kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente. Sakaq, shtetas 63-vjeçar me inicialet S.H. u kap duke transportuar me një kamion 7 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Stukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë evidentuar 2 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Elbasan dhe Librazhd referuan matërialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 51 vjeç dhe Q. Q., 65 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamion, 7 m3 dru të prera në mënyrë të kundërligjshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *