Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kalithea, Athinë nga skuadra DIAS e policisë greke.
Sipas mediave greke, shqiptari është kapur rreth orës 19.00 në rrugen “Ifigenia” në Kalithea, dhe dyshohet se po përgatiste një atentat.
Gjatë kontrollit personal atij i’u gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë Makarov e kalibrit 9 mm me 28 fishekë.
Gjithashtu i’u gjetën dy krehera të mbushur me 16 fishekë dhe brenda një valixheje i’u gjetën edhe 12 fishekë të tjerë.