“Ta di shtëpinë” Dea Mishel tregon kërcënimet e marra

Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Mishel ka folur për eksperiencën e saj pas përfundimit të formatit. Ajo ka treguar se prindërit e saj kanë marrë kërcënime me jetë pas nominimit që ajo bëri për treshen, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi Thedhes.

Dea tha se në llogarinë e saj në Instagram janë dërguar mesazhe që shkruanin ‘Ta dimë shtëpinë ku jeton, do vijmë të të vrasim’.

Ndër të tjera, blogeria ka treguar dhe eksperiencën e saj personale jashtë shtëpisë së BBVIP, ku tha se 3 persona e kanë ndjekur.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Duke qenë se dhe prindërit po të ruajnë vetëm nga eksperienca që ke patur dhe nga komentet që kanë lexuar, kemi dëgjuar dhe nga banorët e tjerë që kanë marrë shpesh kërcënime, ka ndodhur e njëjta gjë edhe me ty?

Dea Mishel: Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim.

Moderatori: Kërcënime mbi jetën e tyre apo jetën tënde?

Dea Mishel: Shkruanin në Instagramin tim për mua, nuk e di mbase logjika deri aty arrinte sa mendonin që unë mund t’i lexoja mesazhet brenda “Big-ut” se normalisht një njeri që thotë se ta di shtëpinë dhe do vij të të vras, nuk e di kujt po ia dërgonin ato mesazhe por që i dërgonin në rrjetet e mia sociale.

Moderatori: Si të bën ty të ndihesh kur ti kupton se ka edhe njerëz të tillë?

Dea Mishel: Jo vetëm kjo por më rastisi dhe një herë në rrugë që më ndoqën disa njerëz. Nuk ishte kërcënim i mirëfilltë që do të të bëjmë diçka. Më kanë ndjekur në këmbë dhe sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua, ‘hajde një çikë këtu ti’. Ishin meshkuj në të 30-at , ishin 2-3 nuk e di për çfarë do sqaroheshin me mua. Kishin pirë pak, hipa në makinë dhe ika me vrap.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *