Pas vendimit të UEFA-s për refuzimin e ndriçimit të Allian Arena me ngjyrat e flamurit të LGBT, në kohën kur do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në stadium.
Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Evropian për të vrapuar në fushë me flamurin shumëngjyrësh.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa shumë tifozë gjermanë mbanin në duar flamuj të vegjël shumëngjyrësh të shpërndare nga aktivistë para ndeshjes.
Nisur nga ligjet e fundit të miratuara në Hungari, qeveria e Viktor Orban ndalon personat homoseksualë të shfaqen në materiale shkollore ose programe televizive për personat nën 18 vjeç, ligj që është kundërshtuar gjerësisht në BE.