Sekretari i Përgjithshëm i Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se harta e re gjyqësore dhe ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë aksesin e qytetareve te drejtësia.
Lidhur me raportin e organizatës ‘Freedom House’, Blushi tha se qëndrimi i kësaj është konkret dhe se korrupsioni do të mbetet i hapur pas hartës së re gjyqësore dhe se do të kontribuojë në mosfunsikonimin e institucioneve publike.
“Ndërsa lidhur me hartën e re gjyqësore, ndajmë të njëjtin shqetësim se “ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë”. E mbështesim plotësisht konkluzionin e raportit ku evidentohet se “Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive”, tha ai.
Ndër të tjera ai tha se vendi ynë ndodhet në një regjim dhe se krimi i organizuar ka kapur nivelet më të larta shtetërore.
“Shqipëria sipas raportit është nën një regjim ku krimi i organizuar ka kapur nivelet më të larta shtetërore, ku pandëshkueshmëria është kthyer në sistem dhe SPAK ende nuk ka vullnet për të hetuar seriozisht aferën e inceneratorëve”, tha ndër të tjera Blushi.