Miratohet vendimi/ Shqipëria mban dyert hapur për ukrainasit

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mbajë dyert hapur edhe për një vit tjetër për miqtë tanë ukrainas. Vendi ynë partner, Ukraina është ende duke u përballur me pushtimin rus gjë që nxit vendasit të largohen nga vendi i tyre.

Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave, ku është caktuar që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 2 (dy) vjet nga 1 vit që ka qenë më parë.

“1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”- thuhet në VKM.

Kujtojmë se vendimi për të mikpritur ukrainasit është marrë më 18 mars 2022, gati një muaj pas pushtimit rus në Ukrainë. Këtë vit, më 5 prill me anë të një VKM, leja e qëndrimit u shty edhe për 6 muaj.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët ukrainas pasi vendi i tyre u gjend në ethet e lufteës nga agresioni rus. Ukrainasit erdhën në Shqipëri në mars të 2022, menjëherë kur filluan sulmet e para nga Rusia, të cilët ende vijojnë dhe nuk dihet se kur do të mbarojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *