Një 47-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Edmond Herri, është dënuar me 13 vite burg në Francë, pasi u shpall fajtor për akuzën e përdhunimit.
Ai ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim që në tetor të 2022, ndërsa sot ka dalë para gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë.
Referuar mediave franceze, ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat për rrëmbim, përdhunim, dhe mbajtje armësh pa leje.