Spektakël në ‘Euro 2020’, mesatare e lartë e golave në fazën e grupeve

Kampionati ‘Euro 2020’ prodhoi disa rekorde të reja dhe një lumë golash. Duke vështruar 36 takimet e raundit të parë të Europianit, vihet re se në tre xhirot e zhvilluara në 6 grupe, takimet e treta ishin ato që prodhuan më shumë gola, 39 të tillë, ndërsa në takimet e para dhe të dyta u shënuan respektivisht 28 dhe 27 gola.

Kjo për faktin se skuadra pretendente si Spanja, Gjermania apo Kroacia, por edhe Zvicra me Danirmarkën luajtën hapur gjithçka për gjithçka për të siguruar kualifikimin. Dueli me më shumë gola në fazën e grupeve ishte ai i grupit F mes Portugalisë e Gjermanisë, i mbyllur me shifrat 4-2 në favor të Pancerave.

Një mesatare prej 2.61 golash për ndeshje është shënuar në takimet e fazës së grupeve, një mesatare tepër e lartë në krahasim me atë të 5 viteve më parë, në Euro 2016.

Faza e grupeve në turneun e zhvilluar në Francë, ku pjesë ishte edhe kombëtarja jonë dha 67 gola, me një mesatare prej 1.8 golash për ndeshje ose 27 gola më pak se kompeticioni i këtij viti. Një fakt tepër interesant, çka tregon se Europiani ka nisur të prodhojë më shumë gola dhe rrjedhimisht edhe spektaklin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *