Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të vizitojë ditën e sotme Kosovën. Ai pritet të takohet të takohet me krerët shtetërorë si dhe me përfaqësuesit e opozitës. Në orën 12:00, Varhelyi do të takohet me presidenten Vjosa Osmani ndërsa pas takimit pritet të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.
“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin nga Varhelyi.
Komisioneri Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.