Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga blutë e Elbasanit pasi mashtroi një kliente, i mori shumën e parave dhe nuk kreu detyrimet ligjore.
Avokati i identifikuar si shtetasi me inicialet G.K., i mori klientes shumën 4200 euro për të ndjekur dy çështje ligjore.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.