Dita e sotme shënon 177-vjetorin e lindjes së të madhit, poetit të shquar të letrave shqipe, Naim Frashëri. Për të nderuar poetin, Presidenti Bajram Begaj ka shkëputur vargje nga poezia e tij “Fjalët e Qiririt”, të cilat i ka postuar në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Jam i gjallë e jam ndë jetë, jam në dritë të vërtetë…”
Krahas, fotos së Naimit Frashërit, Presidenti Begaj shkuan: “Poeti Naim Frashëri ndriçoi një komb, frymëzoi një epokë dhe përjetësoi dashurinë për gjuhën shqipe! Le të nderojmë sot 177-vjetorin e lindjes së poetit më të madh të Rilindjes Kombëtare!”