Takimi mes Shefes së Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur. Ai u zhvillua në selinë e PS dhe zgjati rreth 40 minuta.
Nuk dihet ende se kush ka qenë fokusi i bisedës së tyre, por kujtojmë se misioni i fundit i Glover në vendin tonë ka qenë vëzhgimi i zgjedhjeve të 14 majit.
Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.