Vdekja e pushuesve nëpër plazhe/ Klosi: Aty ku nuk ka roje, do të hetohen penalisht pronarët

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ka bërë kërkesë operatorëve turistikë dhe pronarëve të plazheve private që të marrin masa për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.

Gjatë takimit me Komitetin e menaxhimit të sezonit turistik në Sarandë, Klosi tha se roja e plazhit tashmë është kusht ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së pushuesve dhe në rast se ai mungon atëherë hetimi penal do të hapet ndaj pronarit të plazhit privat.

“Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit”,-tha Klosi.

Ministri foli edhe për kërkesat e operatorëve turistik që të hiqet kufizimi orar për muzikën pasi po dëmtohet biznesi i tyre. Ministri u tregua i prerë se nuk do të ketë tolerime dhe duhet të respektohet fasha orare për ndalimin e muzikës.

“Bizneset ta kenë të qartë fashat orare të kufizimit të muzikës. Zhurmat kanë qenë një problematikë e madhe në Sarandë dhe tashmë kjo nuk do të ndodh më. Saranda nuk mund të jetë profili i një diskoteke të hapur , por i një qyteti mikpritës, kulturor dhe familjar’, tha Klosi.

Një tjetër problematikë që ministri Klosi ngriti për qytetin e Sarandës ishte sigurimi i pastërtisë së qytetit, sidomos gjatë sezonit turistik.

“Nuk mund të pranojmë që koshat të jenë të mbushura 24. Komuniteti dhe operatorët turistik duhet të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të ruajnë pastër ambientin. Saranda është një qytet që po bëhet gjithmonë e më e pastër, dhe vetë njerëzit duhet ta ruajnë këtë pastërti.

Në një moment të caktuar, thjeshtë prej disa mbeturinave mund të dëmtohet i gjithë imazhi i qytetit dhe hidhet poshtë edhe puna e operatorëve turistik. Hotelet të tregohen të përgjegjshme dhe të kenë një dakordësi se kur duhet ta kryejnë këtë shërbim”,- shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *