“Mos u ngopshi” Lëvizja Bashkë protestë kundër rritjes së pagave për deputetët

Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë protestuar ditën e sotme përpara ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve. Sipas Arlind Qorit, rroga e një deputeti do të jetë sa 39 pensione minimale.

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, qytetarët kanë hedhur dhe para false në tokë.

‘Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz halabakë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash i kemi sot pronarë të mëdhenj. Pushtetin ia kanë marrë popullit. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë lloj vendi. Paga bazë e deputetit në Itali është 5 mirë euro. Ata që na qeverisin nuk duan që t’ja dinë për popullin. Kur shkon puna për paratë ata janë bashkë.’- u shpreh Arlind Qori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *