Durrës/ Prokuroria kërkon pezullimin e 9 punonjësve të ish-ALUIZNI-t dhe IMT

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullimin nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i qyetarit F. H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *