Stuhia që goditi provincën e Brescias-s në Itali pasditen e djeshme ka shkaktuar dëme serioze, sidomos në zonat e Caino, Nave dhe Concesio në Val Trompia, ku rrugët janë kthyer në përrenj balte.
Në Rezzato, argjinatura e kanalit u shkatërrua duke sjellë si pasojë rënien e dy makinave në kanal, të cilat fatmirësisht nuk kishin pasagjerë brenda.
Në qytetin e Brecias pati vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjes së disa nënkalimeve. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë pasdites dhe natës me Mbrojtjen Civile duke përdorur pompat e shkarkimit të ujit për të pastruar rrugët.