Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, ku ky i fundit tha se ai po zhvillon agjendën e Ramës. Këto deklarata duket se kanë ‘mërzitur’ Bashën, pasi ai ka shpëthyer menjëherë në akuza ndaj ihs-kryeministrit, pasi i ka dëgjuar. Në një postim në Twitter, Basha tha se halli i Berishës është tjetër, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, tha Basha.