Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke vjedhur në poliklinikën e qytetit. Shtetasi me inicialet O.K. kishte marrë me vete levë, kaçavidë dhe doreza për të hapur me forcë dyert e Poliklinikës dhe për të vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë“ – njofton policia.