Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Hotla Zaçaj. Kryediplomatja amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.
“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.
Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësim. I urojmë gjyqtarit Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”-shkruan Yuri Kim.