Kejvina Kthella heq dorë përfundimisht nga ekranet shqiptare?

Pasi bëri bujë të madhe me shpullën ndaj Luizit dhe përjashtimin nga “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat. Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.

Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkruan Kejvina.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *