“Është një kujdestari abuzive”/ Rrëfimi tronditës i Britney Spears për të atin: Nuk më lë të kem fëmijë

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears ka folur për herë të parë dje gjatë një seance gjyqësore në lidhje me kujdestarinë e babait të saj të urdhëruar nga gjykata. Ajo ka treguar para trupës gjykuese se dëshiron që kujdestaria të marrë fund një herë e mirë.

“Dua që kujdestaria të përfundojë pa u vlerësuar. Njëkohësisht dua që terapisti të vij në shtëpinë time… nuk jam e gatshme të shkoj në Westlake dhe të ndihem kaq nga gjithë ato paparaci”, ka thënë Britney.

Këngëtarja ka treguar se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Ajo ka thënë në gjykatë se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte.

“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, është shprehur Britney.

Birtney ka treguar se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë – pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, është shprehur Britney.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *