EMRI/ Bie aksidentalisht në kanal, humb jetën 61-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Një 61-vjeçar duke vaditur tokën e tij, ka rënë aksidentalisht në kanal.

Si pasojë, viktima Vangjel Xhile ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *