Pas shumë debatesh, Britney Spears pajtohet me nënën e saj

Nëna e Britney Spears donte ta takonte, kështu që mori avionin për në Los Angeles dhe ylli i Pop-it e priste në shtëpinë e saj.

Lynne Spears shoqërohej nga menaxheri i Britney në rezidencën që ajo ndan me Sam Asghari dhe sipas TMZ ato kaluan 2 orë e gjysëm së bashku, ndërsa Asghari ishte i pranishëm.

Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britney Spears dhe nëna e saj duket se po afrohen më shumë, pasi kontrolli konservator nga babai i këngëtares ishte mbytës dhe nëna e saj nuk e mbështeti atë.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde”, tha Lynne Spears në Instagram dhe theksoi se: “Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! I kërkoj falje për çdo gjë që e lëndoi. Për 13 vjet, më duhej të vizitoja mjekët çdo javë për të larguar të kaluarën time”, u shpreh më parë Britney Spears.

“Shpresoj që të gjithë të digjeni në ferr!!!”, shkroi ndër të tjera këngëtarja në mesazhin ku sulmonte verbalisht nënën e saj, duke iu referuar njëkohësisht mjekëve që e mbikëqyrnin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *