Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i cili mori detyrën javë më parë, u ka dërguar ftesë për takim drejtuesve të partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen në vend. Milatoviç është shprehur se liderët politikë duhet të përcjellin akte pjekurie dhe vendosmërie për qytetarët.
“Përmes dialogut dhe marrëdhënieve të drejta politike, ne demonstrojmë një lloj të ri të kulturës politike dhe kapaciteteve demokratike dhe në këtë mënyrë dërgojmë një mesazh të mirë si për qytetarët e Malit të Zi ashtu edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Milatoviç.
Nga ana tjetër, në njoftimin e presidencës bëhet me dije se duke qenë se ka përgjegjësi për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, Milatoviç ka marr vendimin për të mos qenë aktiv në fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pse është lider i njërës prej partive politike të Malit të Zi.
Siç njoftojnë nga Zyra e Presidentit, takimi do të mbahet të hënën, më 29 maj, në Villa Goricë, me fillim nga ora 10:00.