Përmbytjet në Itali/ Meloni: Do të kërkojmë një fond solidariteti nga BE

“Mbështetja e Unionit mund të jetë shumë e rëndësishme në këtë fazë. Në javët e ardhshme, pasi të kemi bërë vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve nga përmbytjet, do të kërkojmë aktivizimin e fondit të solidaritetit, i cili fatkeqësisht Italisë i është dashur të hyjë edhe herë të tjera”.

Kështu u shpreh kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në Bolonjë, pasi fluturoi mbi zonat e përmbytura me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe guvernatorin e Emilia Romagna, Stefano Bonaccini.

Rajoni u godit nga moti i keq javët e fundit, ku 15 persona humbën jetën e mijërë të tjerë u zhvendosen. Dëmet përllogariten të kapin shifrën e 7 miliardë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *