Greqi/ Kapet 420 kg kokainë në arkat me ananas, vinte nga Kosta Rika

Një sasi e konsiderueshme kokaine është identifikuar dhe sekuestruar nga inspektorët doganor të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në portin e Pireut.

Inspektorët përdorën softuerin special të analizës së rrezikut dhe shënjestruan për inspektim një kontenier, në portin e Pireut, i cili vinte nga Kosta Rika dhe kishte destinacion përfundimtar Gjeorgjinë.
Si rezultat u zbuluan rreth 420 kg kokainë, me vlerë 14.4 milionë euro, që fshiheshin mes arkave me ananas në 297 pako. Për rastin janë njoftuar organet e prokurorisë.

Hetimet paraprake për identifikimin e personave të përfshirë kryhen nga Drejtoria e III-të Doganore e Pireut.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *