Muhamet Rrumbullaku ka shkuar në zonën e Freskut në Tiranë, aty ku ka ndodhur edhe shpërthimi me tritol mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Rrumbullaku po ndjek nga afër hetimet për të bërë të mundur zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbulimin e autorit që ka vënë lëndën plasëse në portën e jashtme të objektit.
Si pasojë e shpërthimit të tritolit në këtë biznes ka vetëm dëme materiale.