Kreu i UEFA-S, Aleksandër Ceferin ka zbuluar se duke nisur nga sezoni i ardhshëm, goli në fushën kundërshtare nuk do të vlejë dyfish në garat për kupat e Evropës.
“Nuk është e përshtatshme që një gol në fushën kundërshtare të peshojë më shumë. Rregulli ndikonte në dëm të ekipeve vendase, të cilat, ishin të frikësuara që të mos pësonin gol, pasi kjo kthehej në favor të kundërshtarëve. Nuk ka pasur unanimitet të mendimit, shumë trajnerë, tifozë dhe aktorë të tjerë të futbollit kanë vënë në dyshim drejtësinë e tij dhe kanë shprehur preferencën e tyre për heqjen e rregullit”, ka thënë Ceferin.
Rregulli i avantazhit në golin në transfertë, ishte vendosur për herë të parë në vitin 1965, ndërsa favorizonte ekipin që shënonte më shumë gola jashtë fushës, në përballjet me dy takime.
Me rregullin e ri, nëse numri i golave është i barabartë, atëherë ekipet do i drejtohen kohës shtesë.
/Burimi: SPORT/Përshtati: Priza.al/