Policia e Elbasanit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale. Një person i armatosur me kallashnikov dhe fishekë në fole gati për qitje është pikasur nga efektivët.
Ai ndodhej në afërsi të zonës së quajtur ish-Sporti i Vjetër dhe policia është vendosur në ndjekje të tij. Sapo ka parë policinë, ai ka hedhur armën që është sekuestruar nga blutë e Elbasanit.
Shtetasi, i cili është identifikuar, është shpallur në kërkim nga policia.