Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në një fasoneri, në pronësi të një biznesmeni italian në Tiranë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes. Autori i ngjarjes, është afruar me biçikletë, vendosi lëndën plasëse dhe më pas u largua.
Biznesmeni italian deklaroi në polici se dyshon se shkak për shpërthimin mund të jetë konkurrenca, teksa sipas uniformave blu, pista kryesore që po hetohet, është ajo e një kërcënimi të mundshëm.
Sipas burimeve të policisë, ishte një sasi e vogël tritoli, ishte vendosur në pjesën e shkallëve dhe të bordurës ku kati i parë i këtij pallati 7-katësh, është i përshtatur me dyqane dhe fasoneri. Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse. Sipas banorëve të zonës, shpërthimi ishte tejet i fuqishëm.
Mësohet se autori është afruar dhe larguar më pas me një biçikletë, pak metra më tej, në rrugën kryesore është mësuar se autori ka lëvizur me biçikletë. Nga ana tjetër, sipas burimeve të policisë, pista kryesore që po hetohet, është ajo e një kërcënimi të mundshëm. Biznesmeni italian është marrë në pyetje që mbrëmjen e djeshme. Nuk ka probleme me drejtësinë. Biznesmeni italian ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me konkurrencën, për të cilin mund të jetë shkak për ngjarjen. Policia, në sajë të informacioneve, ka konkluduar se biznesmeni italian në vendin tonë ka konflikte të hapura me persona të tjerë, por për shkak të hetimit, nuk japin të dhëna konkrete deri në momentin që do të ketë një pistë zyrtare apo identifikim të autorit./AbcNews