ISHSH ka pezulluar fabrikën e kabujve në Bathore, pasi një ditë më parë punonjës të kësaj fabrike shfaqën shenja helmimi.
Dje u raportua se 7 punonjës janë paraqitur pranë ambjenteve të QSUT-së pasi kanë shfaqur komplikacione shëndetëore.
Inspektorët e Kujdesit Shëndetësor kanë shkuar sot në fabrikën ku janë të punësuar 3 mijë punonjës dhe kanë mbledhur të dhëna mbi shkaqet e incidentit.
Menjëherë pas kësaj, është bërë pezullimi i punës deri në një njoftim të dytë.