Një shqiptar 56 vjeçar është arrestuar nga policia e Milanos ditën e sotme, për keqtrajtimin e gruas dhe dhunë seksuale ndaj dy vajzave të tij, në vitet 1999-2013.
Sipas dosjes hetimore dhuna seksuale ndaj dy vajzave filloi që kur ato ishin në moshën 4-5 vjeçare dhe vazhdoi për vite me radhë. Pas një sherri brutal, të shkaktuar për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29-vjeç, denoncoi babain e saj në polici. Nga këtu u zbulua e gjithë historia, dhuna seksuale e vuajtur nga babai në vitet 1999-2002, kur ajo ishte 5 vjeç deri në moshën 8 vjeç, dhe atë kundër motrës së saj të vogël që ishte 4 vjeç, vazhduan nga 2004 deri në 2013.
Gjyqtari Giusy Barbara urdhëroi masën e sigurimit me burg për autorin.
Sipas hetimit, burri, i varur nga alkooli dhe bixhozi, pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tyre me vdekje dhe i rrihte ato me shkelma dhe grushte.
/Burimi: Corriere della Sera/ Përshtati: Priza.al/