Konflikti në Pogradec/ Autori me probleme të shëndetit mendor, s’merrte ilaçet

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e Pogradecit, ku një 38-vjeçar tentoi të vriste fqinjin pas një konflikti për motive të dobëta.

Bëhet me dije se autori kurohej me ilaçe për shkak të shëndetit mendor. Sipas policisë ai vuante prej kohësh, dhe për një periudhe nuk ka pirë ilaçet, çka ka sjellë edhe agravimin e konfliktit.

Ai ka dashur ta godasë të dëmtuarin me sëpatë në kokë, por fatmirësisht shmangia që ka bërë i dëmtuari, i ka shpëtuar jetën.

Konflikti mes tyre u zhvillua për motive banale, konkretisht për fjalë të shkëmbyera mes njëri-tjetrit.

Arrestohet 38-vjeçari, tentoi të vriste me sëpatë fqinjin


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *