Sulmi në Ukrainë/ 2 viktima dhe 23 të plagosur në spitalin e Dnipros

Të paktën dy persona kanë mbetur viktima dhe 23 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketë në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, tha guvernatori rajonal.

Nga 23 të plagosurit, 21 janë në spital dhe tre janë në gjendje të rëndë.

Dy djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç ishin gjithashtu midis të plagosurve.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta të objektit spitalor që u përfshi nga flakët pas sulmit.

Por dy video të tjera,  tregojnë një burrë me fytyrë të gjakosur që po evakuohej nga spitali dhe një tjetër që po ashtu tregonte një grua të plagosur janë bërë virale në rrjet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *