Një 69-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë gjahu në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marshejë ku gruaja, është dëmtuar lehtë në këmbë, pasi është qëlluar me arme gjahu nga fqinji i saj. 69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policise:
Malësi e Madhe, Shkodër
Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.
69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.