Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në një parcelë me ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Volloder. Rreth 200 rrënjë ullinjsh në pronësi të Pëllumb Pezgës u dogjën.
Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një bisht cigareje. Një banor ka bërë të ditur se pronari i parcelës ka pasur shumë probleme në jetë dhe kjo që ndodhi do t’ia vështirësojë akoma më shumë situatën.
“I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, instancave, zotëria ka pasur shumë halle në jetë. Ikjen e një fëmije si dhe këtu me mirëmbajtjen. Kemi kërkuar shumë herë nga shteti që të na bëjë dokumente…as bashkia e as ministria e bujqësisë. U bëjmë thirrje që të vënë dorën në zemër e ta ndihmojnë këtë zotërinë. Është krim i madh, i është djegur gjithë kjo pasuri. Ky zjarr është vënë qëllimisht se duket.”- tha ai.