Pas vdekjes së saj, ja çfarë ndodhi me një nga këngët e Tina Turner

Kënga e Tina Turner “What’s Love Got To Do With It” e cila është publikuar në vitin 1984, ka arritur vendin e parë në tabelën e ‘iTunes’ në SHBA.

Mbretëresha e Rock ‘n’n Roll-it e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare dy ditë më parë, ka gjithashtu në tabelë dhe tre albumet e saj “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë në listën e albumeve në iTunes.

Videot muzikore për “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të klikuara në platformë.

Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers. “What’s Love Got To Do With It” u publikua si single i tretë nga “Private Dancer”, i cili debutoi më 29 maj 1984.

Hiti “What’s Love Got To Do with It” u emërua si kënga dhe si rekordi i vitit gjatë 27-të vjetorit të çmimeve “Grammy”. Turner mori gjithashtu çmimin për performancën më të mirë vokale pop gjatë ceremonisë. Po e njëjta këngë u nominua në “Grammy Hall of Fame” në vitin 2012.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *