Fatkeqësive natyrore, KE 6 mld euro për parandalimin e tyre

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen njofton se gjenerata e ardhshme e BE-së, Plani i Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian parashikon 6 miliardë euro për Italinë. Paketa e ndihmës synon të reduktojë rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, shkruajnë mediat e huaja.

“Për shembull, shtrati i lumit Po do të restaurohet, me heqjen e betonit dhe riaktivizimin e gjelbërimit buzë brigjeve, për t’i bërë vend natyrës. Ne duhet ta bëjmë natyrën partnerin tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Italia ka qenë edhe një herë viktimë e efekteve të ndryshimeve klimatike. Dje isha në Emilia-Romagna. I kam parë përmbytjet, rrëshqitjet e dheut. Duke vozitur nëpër rrugët e mbuluara me baltë, jam goditur jo vetëm nga përmasat mbresëlënëse të dëmeve, por edhe nga reagimi i mrekullueshëm i popullatës. Njerëzit po punojnë pa u lodhur për të pastruar gjithçka dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Ne pamë engjëj balte, vullnetarë nga e gjithë Italia”, tha von der Leyen.

Përmbytjet në Itali  

Për pothuajse 7 ditë Italia u përfshi nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Zonat më të prekura ishin Emilia-Romagna dhe Bologna, ku u raportuan rreth 14 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur. Mbi 12 mijë banorë u evakuuan në zona të sigurta ndërsa qindra shtëpi u shkatërruan. Dëmet nga përmbytjet e këtij viti në këto dy zona në Itali janë të pallogaritshme. Dalja nga shtrati i 14 lumnjeve ka shkaktuar kolaps në vend, prej disa ditësh ndërsa raportohet se situata nga sot paraqitet më e qetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *