Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Linz të Austrisë.
Loriana ka triumfuar në ndeshjen e repesazhit me ‘pikë të artë’ ndaj suedezes Anna Bernholm.
Kështu, xhudistja “Dardane” ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Vlen të theksohet se Loriana e nisi ditën mirë duke fituar fillimisht me polaken Aleksandra Kowalewska, ndërsa më vonë me slloven Anka Pogacnik.
Pas këtyre dy fitoreve, xhudistja pejane u mposht nga hungarezja Szabina Gercsak.
Në anën tjetër, në garë për medaljen e bronztë është edhe xhudisti Akil Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.