Rama tha se është bërë një punë mjaft e mirë me energjinë në vend dhe e njëjta gjë duhet të bëhet sipas tij edhe me Kadastrën.
Kreu i qeverisë insistoi se këtë vend mund ta bëje vetëm PS-ja, pasi palët e tjera sipas tij nuk ia kanë haberin se si ta çojnë para.
“Njerzillëku është gjëja që na duhet, vlen për ët gjitha institucionet që përfaqësojnë shtetin. Nuk dua të hy në detaje por duhet ta pranojmë që nëse me energjinë kemi bërë një transformim epokal, nga një vend ku gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante edhe për atë gjysmën e ku ishte një qamet i madh. Në zyra të klientit që ishin në bodrume të marra me qira. Nuk mund të themi që kemi bërë po atë revolucion me kadastrën. OSHE-ja nuk është një ndërmarrje për t’u mjelë, nuk është një vend për të çuar në punë veterinerë e agronomë. Merita kryesore është e mbështetjes që i dha PS-ja atij transformimi. Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar, është bërë punë tek kadastra po nuk është e pranueshme më, është bankë e nuk shkohet për ët punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplome veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. E gjithë ajo punë që është bërë për hartat nuk mund ta lemë të pambaruar. Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë, ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye është vetëm kjo parti që mund ta bëjë, vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë.”- tha Rama.