Në Durrës, Kryeministri Edi Rama u ndal tek humbja e thellë e Sali Berishës dhe Metës, ndërsa ironizoi edhe deklaratat e tyre që premtonin kthimin e pluralizmit. Rama tha se ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri.
“Si mund të ndodhë që Kamza t’iu kthejë kurrizin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar. Mjafton të shkosh në Kamëz edhe të shkosh me një hartë, ku janë shkollat, kopshtet, çerdhet dhe të kesh tre foto me vete nga kopshtet dhe shkollat që ishin para se të drejtonim ne Kamzën. Mjafton të bësh këtë udhëtim, kamzalitë të mjaftë e djathtë 60% votuan si fëmijë që shkojnë në ato shkolla dhe jo si tifozë. Kush kupton këtë, kupton edhe Shkodrën, edhe Tropojën edhe tjerat. Unë nuk mërzitem që ata se kuptojnë, ata duhet të ikin për pambuk, që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, për pluralizmin, fjalën e lirë, ku di unë ca janë këto. Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë. Kur shoh ata që dalin, sidomos këta të natës, se janë të ditës ba ma bum ba ma bam dhe ata të natës hau hiu më kujtohet fjala se për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di ca të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb nëse humbin ata. Detyra jonë është që sa herë të dalin përpara ti bëjmë atë që i bëjmë. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë, kjo është, sa herë na dalin para ti bëjmë atë që i bëjnë”, tha Rama.