Milani ka kthyer sytë përsëri nga Anglia, duke kërkuar një lojtar për të përforcuar repartin e sulmit. Nëse eksperienca me Divok Origin rezultoi e dështuar, pasi belgu asnjëherë nuk la shenjë në vitin e tij në Milano, kuqezinjtë duan një tjetër futbollist nga Liverpuli.
Mediat angleze bëjnë të ditur se kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Roberto Firmino, i cili i ka dhënë lamtumirën Liverpulit, pasi mbyll kontratën me të kuqtë dhe nuk do të rinovojë. Braziliani është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Milanit, sepse Maldini dhe Masara e shohin atë si një element me shumë eksperiencë që mund të plotësojë repartin e avancuar.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendosë lojtari për të cilin nuk mungojnë ofertat. Edhe pse ai ka marrë një rol dytësor te Liverpuli në sezonin e fundit, kontributi i tij për të kuqtë ka qenë i rëndësishëm duke shënuar 12 gola e dhënë 5 asiste.