Grenell, ka pyetur drejtpërsëdrejti kryeministrin shqiptar, për vendimin e DASH për të shpallur ‘non-grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama është përgjigjur, se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, dëshmon që askush s’është mbi ligjin dhe koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

Grenell gjithashtu ka pyetur Ramën për nismën e marrë nga Ballkani Perëndimor, për të ashtuquajturën “mini-Shengeni”.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama, u ndal ndër të tjera te mos-çelja e negociatave me BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

/Priza.al/