Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dorëzuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën për rinumërim të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Librazhd.
Në shkresën e dorëzuar në KAS, PDIU ngre pretendime për parregullsi në këtë bashki sa i takim procesit të numërimit të votave. Një prej tyre thuhet se është mosleximi me zë të lartë i votave nga ana e numëruesve.
Ata evidentojnë edhe një tjetër pretendim të tyre sa i takon shpërndarjes së votave. PDIU shprehet në shkresën e saj se në 17 qendra votimi, ka marrë një votë ndërkohë që vetëm në një qendër tjetër ka marrë 37 vota.