Ylli i Manchester City-t, Erling Haaland është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2022/23 në Premier Ligë. Bomberi norvegjez bëhet lojtari i katërt i Manchester Cityt që e fiton çmimin në fjalë.
Haaland ka qenë pjesë kyçe e fitimit të titullit të pestë në Premier Ligë brenda gjashtë vitesh, duke shënuar 36 gola, dhe duke thyer rekordin e mëparshëm për 34 gola të shënuar brenda një sezoni në të vetëm në kampionatin anglez.
Norvegjezi është gjithashtu lojtari i parë në Premier Ligë që shënon hat-trick në tre ndeshje radhazi në shtëpi, dhe lojtari i parë i City-t që shënon një hat-trick në derbin e Manchesterit që nga viti 1970.