Bajerni i Mynihut është kampion i Bundesligës për të 11-tin vit radhazi, pas fitores 1-2 përballë Këlnit dhe pas barazimit që Dortmund bëri në shtëpi përballë Maincit.
Bavarezët gjetën golin në minutën e 8’ me Koman. Ndërkohë në “Signal Induna Park”, Mainci gjeti golin në minutën e 15’ dhe më pas në minutën e 24’.
Në minutën e 81’ Këlni barazoi për t’i dhënë shpresë Dortmundit, i cili kishte gjetur rrjetën me Gerreiron, por në të 90’ ishte Xhamal Musiala i cili kaloi sërish në avantazh bavarezët, për t’i dhënë atyre titullin e 11-të radhazi, teksa goli i Zyles në minutën e 96’, nuk i shërbeu verdhezinjve.
Kështu Bajerni shpallet kampion, edhe pse me pikë të barabarta, pasi golavarazhi flet dukshëm për bavarezët.
Në sfidat e tjera, Union Berlini shkroi historinë duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas fitores me Verder Bremen.
Shalke 04 ra zyrtarisht nga kategoria, ndërsa Shtutgarti do të luajë në “play out”.