Tashmë ka nisur hartimi i pyetjeve për provimin e parë të maturës shtetërore. Një grup mësuesish të gjuhës angleze janë ngujuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të hartuar tezën e provimit të 1 qershorit.
Për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie.
Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në korridoret e shkollave.
Matura shtetërore nis më 1 qershor më testin e gjuhës së huaj, më datën 7 zhvillohet gjuha shqipe, Matematika më 13 qershor dhe mbyllet më provimin e lëndës më zgjedhje më 19 qershor.